Kurti thotë se s’ka kurrfarë ultimatumi: E kam ofruar rrugën për dalje nga kriza në Veri

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka treguar se do t’i raportojë Shtëpisë së Bardhë gjatë të premtes së kësaj jave, rreth qëndrimit që do të marrë Qeveria e Kosovës në raport me kërkesat ndërkombëtare për de-përshkallëzim në Veri. Të njëjtën gjë e ka paralajmëruar edhe Miroslav Lajcak, i cili ka thënë se do t’i raportojë shefit të tij Josep Borell.

Kjo u interpretua edhe si një afat për kryeministrin Kurti që të japë qëndrimin e tij lidhur me kërkesat e paraqitura edhe nga Brukseli zyrtar.

Megjithatë kryeministri Albin Kurti ka thënë se s’ka marrë kurrfarë ultimatumi pas takimit me emisarët e SHBA-së dhe të BE-së dhe ka potencuar se u ka ofruar atyre mënyrën për të dalë nga kriza.

“Nuk kam marrë kurrfarë ultimatumi, ne u takuam bashkëbiseduam me emisarët dhe unë kam ofruar mënyrën e sigurt se si të kemi një dalje të qëndrueshme nga kriza në veri të Kosovës e shkaktuar nga strukturat ilegale…E para është sundimi i ligjit, kemi me dhjetëra ushtarë të NATO-s, policë të Kosovës dhe gazetarë që ishin viktima të një egërsie të paparë të ekstremistëve të dhunshëm”, ka thënë Kurti.

Lexo edhe:  Ky është 69-vjeçari që u gjet i vdekur në një trotuar në Prizren