Kurti thërret konferencë për medie

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të mbaj konferencë për medie.

Kjo u bë e ditur përmes njoftimit nga VV-ja për mediat.

Në këtë njoftim thuhet se konferenca do të fillojë nga ora 14:00 dhe bashkë me Kurtin, do të flasin edhe Vlora Haxhimehmedi dhe Valon Hoti.

Njoftimi i plotë:

Nesër, 17 korrik 2022, në orën 14:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media në të cilën flasin Kryeministri i Republikës së Kosovës njëherit Kryetari i LV-së, Albin Kurti, Sekretarja Organizative, Vlora Haxhimehmedi dhe Koordinatori për Qendra, Valon Hoti.

Lexo edhe:  Shitja e parave false po bëhet në rrjetet sociale, zbulohet biseda me shitësit