Kurti: Po ma kërkojnë Asociacionin në fillim, nuk bëj kompromise për ta cenuar Kosoven

Kryeministri Albin Kurti ka thënë nga Brukseli se nuk ka përparim në negociatat me Vuçiqin.

‘Kam propozuar një udhërrëfyes të sekuencuar të zbatimit të Ankesit të Ohrit dhe marrëveshjes së Brukselit.

Këtë propozim se si duhet të zbatohen hapat për marrëveshjen bazike, mund t’ua shpërndaj aspak.

Presidenti i Serbisë nuk ka dhënë asnjë propozim dhe nuk ka pasur asnjë rezultat.

Nuk ka mundur të ketë kompromis.

Kur unë kërkova ta shoh propozimin që ka dhënë Serbia, ndërmjetësit nuk ishin në gjendje që të sjellin, pas përfundimit mu dha një dy faqesh anglisht dhe serbisht, që paraqet dokument të vjetër së paku 6 muaj, që s’është udhërrëfyes, por që ishte dokument i kushtëzimit të Serbisë, që njeherë të zbatohet marrëveshja e Asociacionit e më pas te Marrëveshja Bazë.

M’u desh t’ju them se nuk jemi në prill të vitit 2013.

Neni 10 i Marrëveshjes Bazike thotë se mund të zbatohen të gjitha marrëveshjet, janë 39 sosh gjithse, por nuk mundet nga neni 10 të vendoset qerrja para kuajve.

Një kushtëzim të tillë, nuk e kam pranuar.

Është për të ardhur keq që emisari Lajcak e ka pranuar një propozim të tillë dhe kushtëzimin e tillë qe e ka pranuar, e ka bërë si ndërmjetësues por unë s’mund ta pranoj një gjë të tillë duke cenuar Kosovën’, tha ai.

Lexo edhe:  “Barbaria e radhës”, gazetari Hoxha jep detaje për vrasjen e rojës në Top Channel