Dy burra dhe një grua sulmojnë Policinë në Gjakovë pasi u gjobitën në trafik, ndalohen për 48 orë

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Shqiptimi i gjobave për thyerjen e rregullave në trafik shpeshherë del motiv i rasteve të tilla, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, ku tre persona, po dyshohen se kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, pasi u gjobitën për kundërvajtje në trafik.

Për shkak të revoltës, të dyshuarit janë kapur me Policinë dhe për pasojë përfunduan në pranga dhe u shoqëruan në stacion policor.

Lajmin e ka kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë, me ç’rast kanë bërë me dije se se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarve.

“Me datën 18.09.2023 rreth orës 20:00 në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë, tre persona (dy meshkuj dhe një femër të moshës madhore) janë arrestuar pasi që të njëjtit, të revoltuar për një gjobë të lëshuar për kundërvajtje në trafik, kishin sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe është iniciuar rast “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrave zyrtare”.”“, thuhet në përgjigjen e Policisë për Sinjalin.

Lexo edhe:  Dy të rritur dhe dy fëmijë gjenden të vdekur në një banesë në Londër