E rëndë: Pas gruas, vdes edhe burri që u lëndua nga shpërthimi i sistemit të ngrohjes në Lipjan

Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur mëngjesin e 6 shtatorit në fshatin Leletiq të Lipjanit, ku si pasojë e shpërthimit të sistemit të ngrohjes dy të moshuar kishin marrë lëndime serioze. Dy viktimat ishin dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, ku njëri vdiq para disa ditësh, teksa mbrëmë fatkeqësisht ka ndërruar jetë edhe i moshuari tjetër.

Lajmin e ka konfirmuar Policia, me ç’rast është bërë e ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Lidhur me rastin është raportuar se me datën 18.09.2023 rreth orës 19:17  viktima  mashkull kosovar i cili ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”.

Ndryshe, e moshuara Hilda Gaisbaver, 78-vjeçare, ka ndërruar jetë më 16 shtator në QKUK, ku po ,errte trajtim mjekësor.

E ndjera që po trajtohej në repartin e Mjekimit Intensiv, nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Lexo edhe:  Kumbulla të thata e 15 thasë duhan, policia ndalon dy raste të kontrabandës