Kurti për Majlinda Kelmendin: Rrugëtimi i saj, simbol shprese e sinonim i suksesit për ne

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në demonstrimin e xhudos nga Kampionia Olimpike e Xhudos, Majlinda Kelmendi.

Në kuadër të programit “Kosova, shtet i xhudos”, Kurti tha se rrugëtimi i Majlinda Kelmendit është shndërruar në simbol të shpresës dhe përkushtimit në Kosovë e duke u bërë edhe sinonim, sipas tij, i inspirimit dhe i suksesit për secilin.

“Gjatë fjalës së tij, kryeministri vlerësoi lart edhe kontributin e trajnerit të xhudos Driton Kuka, i cili që nga viti 2009 i ka sjell Kosovës mbi 200 medalje nga arenat ndërkombëtare sportive, 87 të arta, përfshirë edhe 3 medaljet e arta olimpike”.

“Kësisoj, sporti i xhudos dhe Toni, Majlinda, Distria e Nora, janë pjesë e pandashme e historisë tonë kolektive për shtetndërtim, zhvillim e suksese, të cilat shërbyen si motiv që sot të iniciohet programi “Kosova, shtet i xhudos””, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Kurti, tutje tha se me vitin e ri shkollor, do të fillojë integrimi i xhudos në orët mësimore, me ç’rast nxënësit do të fillojnë të ushtrojnë xhudo nëpër shkolla.

“Bindshëm ky vendim do të mundësoj që në secilën shkollë të identifikohen shumë talente të cilëve do të ju ofrohet mundësia të ndjekin rrugën e Majlindës drejt sukseseve kulminante”, tha Kurti

Lexo edhe:  Ushtari i FSK-së betohet para varreve të familjarëve të vrarë