Babai në Llap keqtrajton fizikisht djalin e tij 13-vjeçar, denoncohet në Polici

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se ndaj një djali 13-vjeçar ka ushtruar dhunë babai i tij, i cili e ka goditur në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime.

Siç mëson Sinjali, rasti është raportuar nga vëllai i viktimës, i cili kërkoi ndihmë nga Policia, pasi babai i tyre ka ushtruar dhunë duke iu shkaktuar frikë e shqetësim të madh.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë lidhur me denoncimin kundër tij, kurse fëmija ka marrë trajtim mjekësor në spital.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.

Lexo edhe:  Lajmi i fundit: Një i vdekur e katër të lënduar në aksident trafiku