E turpshme: Vushtrriasi rrah nënën e tij e bën për spital, arrestohet nga policia

Një burrë është arrestuar në Vushtrri pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.

I dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa rasti është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”.

Raporti i plotë:

Vushtrri, 27.03.2023 – 20:09. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht nënën e tij, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Më shumë se 3 javë nuk pihet uji i Badocit, IKSHPK tregon për ndikimin që ka mangani në shëndet