Kurti me dy ministra shkon në Istog, del në terren për të parë situatën me vërshime

Kryeministri Kurti së bashku me dy ministra ka shkuar në Istog, duke parë nga afër dëmet që kanë shkaktuar vërshimet.

Kurti së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Meha dhe minstrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka vizituar fshatin Drejë, njëra nga fshatrat më të prekura në Istog.

Rreth tetë fshatra të Istogut janë prekur nga vërshimet ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Ilir Ferati.

Qeveria u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve në zonat e rrezikuara të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre në orët në vijim, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjithashtu bëhet e ditur se qytetarët mund ta bëjnë informimin në Qendrën Operative Emergjente, përmes numrit unik (të integruar) emergjent – 112.

Lexo edhe:  Ndërroi jetë mjeku i UÇK-së Bajram Koci