Kurti kërkon ndihmë nga SHBA kundër planeve luftarake të Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka falënderuar këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan për një telefonatë inkurajuese që ka zhvilluar gjatë ditës. Kryeministri me këtë rast e falënderon atë për mbështetjen e SHBA –së, për sigurinë kufitare dhe kërkoi ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë.

“E siguroj atë për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi ynë për të mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundur”, ka shkruar Kurti në platformën sociale X.

Kujtojmë se këshilltari për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan ka folur folur edhe me kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit në veri dhe për rëndësinë e dialogut.

Ndryshe, pak më parë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Serbisë që të tërheqë forcat ushtarake nga kufiri i Kosovës dhe t’i ulë tensionet në rajon.

Ai tha se SHBA po e vëzhgojnë një grumbullim të madh ushtarak të Serbisë përgjatë kufijve me Kosovën, që përfshin artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara.

Lexo edhe:  Alarmante: Minatorët kanë mbetur të ngujuar në mungesë të rrymës, rrezikohet edhe jeta e tyre