Konfiskohen mbi 6 mijë fishekë në Leposaviq, bie në prangat e Policisë një person

Një person është arrestuar sot rreth orës 13:30 në fshatin Jashanicë të Leposaviqit, pasi u kap nga Policia e Kosovës me mbi 6 mijë fishekë.

Përmes një komunikate për media, Policia njofton se i dyshuari i nacionalitetit serb, u ndal në një pikë kontrolli dhe gjatë kontrollit të veturës janë gjetur 6 mijë e 300 fishekë, të cilët janë konfiskuar.

“Sot, më 21.02.2023, rreth orës 13:30, në fsh. Jashanicë të Leposaviqit, në një pikë kontrolli, Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Veriu, kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë të cilën e drejtonte një mashkull serb. Policia gjatë kontrollit të automjetit, ka gjetur rreth 6300 (gjashtë mijë e treqind) copë fishekë. I dyshuari (J.Zh, viti i lindjes 1981) është shoqëruar në polici”, thuhet në komunikatë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje,

Lexo edhe:  Komuna e Skenderajt publikon numrat ku mund të thërrasin qytetarët që kanë nevojë për ndihmë