Kurti flet pas aksidentit: Kemi pasu fat në fatkeqësi

Një veturë nga eskorta e kryeministrit Albin Kurti është aksidentuar rrugës për Gjilan.

Ndërkohë, gjatë fjalimit në komunën e Gjilanit, aksidentin e përmendi edhe vet kryeministri, Albin Kurti.

Ai tha se ky aksident ishte edhe njëra nga arsyet e vonesës.

“Kërkojmë falje për vonesën sonte sepse ishim në kampin e Policisë së Kosovës në Belvedere dhe aty qëndruam më gjatë sesa planifikuam. Ndërkaq teksa vinim në Hjilan automjeti i eskortës tonë teksa ishin mbrapa nesh ka pasur një aksident komunikacioni. Por tani morëm vesh se nuk ka të lënduar, dhe kemi pasur fat në këtë fatkeqësi”, deklaroi Kurti.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Prishtinë, raportohet për të lënduar