Kur dalin pagesat e lehonave dhe fëmijeve? Murati del me njoftim!

Ministri i Fiancave Hekuran Murati, ka njoftuar se të hënën e javës së ardhshme do të bëhen pagesat për lehonat dhe fëmijët.

Ai ka njoftuar se vetëm këtë muaj 10,853 fëmijë që i janë shtuar skemës së shtesave për fëmijë e 1,992 gra skemës së shtesave për lehonat.

Murati po ashtu ka njoftuar se në muajin gusht do të haper aplikimin për shtesat për të gjithë fëmijët që kanë lindur në vitin 2013.

Njoftimi i plotë:

Janë 164,388 fëmijë e 19,753 lehona që kanë pranuar shtesa që nga shtatori i vitit të kaluar e deri më sot. I patëm premtuar e po i paguajmë çdo muaj.

Vetëm këtë muaj kemi 10,853 fëmijë që i janë shtuar skemës së shtesave për fëmijë e 1,992 gra skemës së shtesave për lehonat.

Të hënën Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të realizojë pagesat për këto dy skema.

Në muajin gusht do të hapim aplikimin për shtesat për fëmijë edhe për një gjeneratë, për të gjithë fëmijët që kanë lindur në vitin 2013.

Kështu do të vazhdojmë deri në përmbushjen e plotë të premtimit për të përfshirë të gjithë fëmijët e Republikës deri në moshën 16 vjeçare në skemën e shtesave për fëmijë.

Lexo edhe:  E rëndë: I mituri në Ferizaj theret me thikë në kokë, i dyshuar një moshatar i tij