Kujdes: Temperatura të “flakta” në 10 ditët e ardhshme, mësohet temperatura maksimale

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka bërë sot të ditur se në 10 ditë e ardhshme temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius.

Në njoftimin e Departamentit Meteorologjik thuhet se duke marr parasysh sasinë e madhe të lagështisë sipërfaqësore prezentë nga reshjet enorme të javëve dhe muajve të fundit, ndjeshmëria e këtyre temperaturave përvëluese do të jetë edhe më e lartë dhe rënduese për shëndetin.

Njoftimi i plotë:

Nga dita e shtunë, nën dominimin gradual dhe prezencës së shtypjes së lartë atmosferike, si dhe depërtimit të masave ajrore afrikane, nga mot i paqëndrueshëm mbi vendin dhe rajonin tonë, gradualisht do të mbizotërojë mot stabil, me vranësira të pakta dhe temperatura gjithnjë në rritje të cilat në pjesën e dytë të javës së ardhshme do të arrijnë edhe maksimalet deri në 37°C.

Shtuar kësaj edhe sasinë e madhe të lagështisë sipërfaqësore prezentë nga reshjet enorme të javëve dhe muajve të fundit, ndjeshmëria e këtyre temperaturave përcëlluese do të jetë edhe më e lartë dhe rënduese për shëndetin.

Lexo edhe:  Dënohen tre kosovarët që kishin transportuar 620 kg drogë me autobus, nga Spanja në Zvicër