Kujdes: Po “vlojnë” paratë false në Kosovë, shumë raste brenda ditës
Policia e Kosovës njofton për shtatë raste të ndryshme ku përmes deponimit dhe pagesave janë gjetur para të falsifikuara. Një zyrtare e bankës në Prishtinë ka njoftuar në polici se nga disa klientë janë deponuar 462 euro (monedha metalike), të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar, ka njoftuar policia.
Po ashtu në Prishtinë, një zyrtare e bankës ka informuar se nga klientë të ndryshëm janë deponuar 200€ të falsifikuar. “Kartëmonedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Një zyrtare e një banke në Lipjan ka informuar se nga një klient është deponuar një kartëmonedhë prej 50 € e falsifikuar.
Edhe në këtë rast kartëmonedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.
Një rast tjetër ka ndodhur në Prishtinë ku një zyrtar i bankës, ka informuar se nga një klient është deponuar një kartëmonedhë prej 100 € e falsifikuar. ”Kartëmonedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.
Tutje, një zyrtar i bankës në Prishtinë ka raportuar në polici se nga një klient është deponuar një kartëmonedhë prej 50 € e falsifikuar. “Kartëmonedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, një qytetar ka raportuar në polici se dy femra kanë paguar në furrë me një kartëmonedhë 50 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
“Rasti është incuar dhe është duke u hetuar”, tha policia.
Edhe në Prizren një zyrtare e bankës ka njoftuar se nga një klient është deponuar një kartëmonedhë prej 50€ e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Edhe në këtë rast policia ka konfiskuar kartëmonedha dhe rasti është duke u hetuar.