Ministri Murati: Këtë vit u punësuan 5 mijë gra e vajza

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Hekuran Murati, në një postim të tij ka shkruar se këtë vit janë punësuar afër 5 mijë gra e vajza.

I kënaqur me këtë rezultat, Murati, ka shkruar se nga ky muaj deri me 15 prill sërish do të hapin masën e Qeverisë për mbështetje bizneseve që hapin vende pune, shkruan Jepi zë.

Postimi i plotë:

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të masës 1.3 gjatë vitit që po lëmë pas, ku u punësuan afër 5 mijë vajza dhe gra, kemi vendosur që të rihapim këtë masë edhe njëherë.

👷‍♀️🗓️Pra, nisur nga ky muaj e deri më 15 prill, bizneset që hapin vende të reja pune për vajza e gra do të mbështeten me deri në 50% të pagës për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me vendim.

Kusht për kualifikim është që personi që punësoni ju si biznes, të mos ketë qenë në marrëdhënie pune më herët.

Lexo edhe:  Rritet numri i të miturve që shpërndajn drogë në Shqipëri