Kufoma e gruas së vrarë, ende para Klinikës së Gjinekologjisë

Dyshohet se një grua shtatzënë është vrarë para objektit të Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në fotografi shihet që kufoma e viktimës është ende në vendin e ngjarjes, i mbuluar me një mbulesë të bardhë.

T7 raporton se në hyrje të QKUK’së ka patrulla të Policisë, ku po lejohen vetëm hyrjet emergjente.

Kjo vrasje raportohet të ketë ndodhur para pak minutash dhe akoma nuk dihen detaje.

VIDEO KËTU

Lexo edhe:  Të dhënat e fundit nga KQZ: Kurti afër 300 mijë votave, Hamza shkon në mbi 160 mijë, Abdixhiku nën 130 mijë