Kthehet dimiri: Priten reshje bore nga kjo ditë 

Sot do të kemi ndryshim të motit me ardhjen e vranësirave që nga orët e mëngjesit, ndërsa reshjet e shiut pritet të fillojnë orëve të pasdites duke u intensifikuar orëve të mbrëmjes.

Erërat veriore do të vijnë duke u fuqizuar gradualisht duke ulur temperaturat, ndërsa në mbrëmje vonë ulje e theksuar e temperaturave.

Në mbrëmje priten reshje të dendura shiu të cilat me uljen e temperaturave gjatë natës do të shndërrohen në reshje bore. Vende-vende priten intervale reshjesh të dendura bore që do japin pamjen e një dimri klasik.

Reshje bore do të ketë edhe nëpër ultësira, madje në Rrafshin e Kosovës priten shtresa bore disa cm.

E Marta do të jetë ditë klasike dimërore me reshje bore në Kosovë.

Lexo edhe:  Vetaksident në Istog, ndërron jetë shoferi