Kryeministri Kurti viziton “befasisht” veriun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot “befasisht” veriun e Mitrovicës.

Përkatësisht, ai është parë në lagjen Kroi i Vitakut, shkruan “Jepi zë”.

Kjo vizitë e Kurtit po konsiderohet e befasishme, pasi nuk ka njoftuar fare mediat lidhur me vizitën.

Aty pranë tij janë parë forca të mëdha të Policisë që po kujdesen për sigurinë e të parit të Qeverisë.

Lexo edhe:  Martohet vajza e Jakup Krasniqit, urimin e parë e mori nga babai në Hagë