Grenell: Jam njeriu i vetëm në botë që mora medalje nga Kosova dhe nga Serbia

Ish-emisari i ShBA-së për dialogun, Richard Grenell, ka thënë se është njeriu i vetëm në botë që ka medalje nderi nga Kosova dhe Serbia.

Ai me anë të një postimi në X është shprehur: “Sot, tani mund të them se jam i vetmi person në botë që kam marrë Medaljen më të lartë të Nderit nga Kosova (3 vjet më parë) dhe Serbia”.

Kjo deklaratë e Grenell vjen pasi sot u dekorua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me Medalje të Nderit.

Lexo edhe:  Vetura godet një punëtor të pastrimit në Prizren