Kryeministër a bën një bisedë”, Kurti e injoron Nasim Haradinajn kur deshi t’ia dorëzonte “letrën e betimit” për ish-krerët e UÇK-së

Kryeministri në detyrë, njëherit kryetari i VV-së, Albin Kurti ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës ku dhe pritet të mbashet seanca konstituive.

Në oborrin e Kuvendit, ish-drejtuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj ka shpërndarë letra të betimit ku kërkohet nga deputetët që të kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së të cilët po vazhdojnë të mbahen në Hagë.

Por, ani pse shumë prej deputetëve iu dha kjo letër, në momentin kur Haradinaj po thërriste Kurtin, ai nuk mori mundin as të kthente kokën.

Kurti u pyet edhe nga gazetarët nëse kishte numrat e nevojshëm për konstituimin e Kuvendit, por ai s’u deklarua.

Lexo edhe:  Burrë e grua dolën nga rrënojat 202 orë pas tërmetit, foshnjën e ushqyen me pështymën e tyre, por në ditën e 5-të ndërroi jetë