Aksident në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, policia rajonale del në vendngjarje

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Sipas një raportuesi që ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka ndodhur në oret e hershme të mëngjesit pranë fshatit Maxhunaj.

Në foto shihen dy vetura, njëra e dëmtuar nga goditja, përderisa në vendin e ngjarjes siç shihet në foto, kanë dalë njësitë policore.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar por nga dëmet besohet se nuk ka./ Jepi zë

Lexo edhe:  Qytetarët dëgjojnë një zhurmë të madhe në Prishtinë, reagime të mëdha në rrjete sociale