Kroacia i kërkon Serbisë zbardhjen e fatit të 1 mijë e 816 personave të pagjetur nga lufta
Në takimin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliç Radman me Ministrin të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, temë ishte zgjidhja e çështjeve të hapura ndërmjet dy shteteve, ndërsa Radman tha se Kroacia nuk mund të shtiret kinse asgjë s’ka ndodhur para 32 viteve, nga agresioni i regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Në lidhje me të ardhmen evropiane të Serbisë, Radman tha se Kroacia dëshiron që Serbia të adresojë çështjet e Kapitullit 23 të negociatave me BE-në, ku përfshihen të drejtat e pakicave, të zhdukurve, të përndjekurve për krime lufte, kompensim për të burgosurit, e të tjera.
Kroacia kërkon zbardhjen e fatit të 1 mijë e 816 personave të zhdukur në luftë, tha Radman, për të cilët Serbia ende nuk ka dhënë përgjigje.
“Kryetari i Komisionit për të Pagjeturit në Qeverinë e Serbisë, Veljko Odalloviq do të udhëtojë për në Zagrebm ku do të takojë kolegët nga Ministria për Veteranët në Kroaci”, tha ministri kroat.