Aksident i rëndë rrugës për Mitrovicë, ka të lënduar

Një aksident me të lënduar ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Sipas dëshmitarëve që i kanë treguar “Jepi zë”, ka të lënduar.

Dëshmitarët thonë se një person ka pësuar nga ky aksident.

Siç mësohet, përplasja ka ndodhur në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë, pjesë ku po kryhen punime në magjistrale.

Kohën e fundit, janë shpeshtuar rastet e aksidenteve në magjistrale, si pasojë e mossinjalizimjt dhe kushteve në rrugë.

Lexo edhe:  Visar Ymeri: Arian Tahiri e ka profilin shumë të fortë brenda komunës, ka popullaritet dhe përvojë - Faton Peci është në procese gjyqësore për korrupsion, s'do duhet të bëhej kryetar