Krizë mes çiftit? Kiara heq Luizin nga Instagrami dhe fshin disa foto me të

Siç duket, krizat martesore mes çiftit të njohur Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë shfaqur.

Kjo pasi prezantuesja, Kiara Tito ka larguar nga lista e ndjekësve në Instagram këngëtarin shkodran, Luiz Ejllin.

Madje kjo nuk ka mjaftuar. Ajo ka larguar edhe disa fotografi të përbashkëta me Luizin nga profili i saj.

Nuk dihen ende arsyet e këtyre veprimeve të Kiarës, apo ndoshta i bënë vetëm për vëmendje.

Një gjest i tillë, nuk është vepruar nga ana e Luizit.

Kujtojmë se çifti shumë i dashur për publikun janë në pritje të fëmiut të tyre të parë, që është vajzë.

Kiara dhe Luizi janë njohur gjatë edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania./Arbresh.info

Lexo edhe:  “Do heq dorë nga muzika”, Mc Kresha sqaron deklaratën që trazoi rrjetin