Kriza e energjisë dhe reduktimet e mëdha – Vjen njoftimi i fundit nga KEK-u

Korporata Energjetike e Kosovë ka njoftuar se tashmë janë kthyer në prodhim blloku A3 dhe B2.

Njoftimi i plotë:

EK në prodhim me B-2 dhe A-3

Prishtinë, 01.09.2022

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se pas një angazhimi maksimal të ekspertëve, menaxhmentit dhe gjithë punonjësve të korporatës sot ka përfunduar remonti i rregullt në njësinë prodhuese B-2, kjo njësi tashmë është duke prodhuar rreth 260 MW/h.

Njëherësh mëngjesin e sotëm ka përfunduar edhe sanimi i rrjedhjeve të ujit në njësinë A-3, kjo njësi gjithashtu është kthyer në prodhim me kapacitet prej rreth 130 MW/h.

Korporata Energjetike e Kosovës ju siguron që do të vazhdoj me përkushtim t’i përfundoj edhe remontet e rregullta në njësitë tjera konform planit në mënyrë qe deri ne fillim të sezonit dimëror të operoj me dy njësi të TC-A dhe dy njësi të TC-B me kapacitet prej rreth 800 MW/h

Lexo edhe:  Florin Krasniqi: Ju dhashë rroga Vetëvendosjes për me e shkatërrua Kosovën, ju kërkoj falje të gjithëve