Krimineli serb Ratko Mladiq në gjendje të rëndë – shtrihet në spital nga goditja në tru

I dënuari për krime lufte, Ratko Mladiq, është shtruar në spital në Hagë, pasi dyshohet se ka pësuar një goditje në tru.

Lajmi është konfirmuar nga djali i tij, Darko Mladiq, i cili bëri të ditur se kishte komunikuar me të atin disa orë më parë, përpara se të njoftohej për përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Sipas tij, ish-gjenerali ka shfaqur simptoma të rënda dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa pritet të mësohet më shumë për gjendjen e tij në orët në vijim.

Ndërkohë, Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale në Hagë nuk ka marrë ende vendim për kërkesën e familjes dhe mbrojtjes së Mladiqit për lirimin e tij të përkohshëm, me qëllim trajtimin në Serbi.

Lexo edhe:  Lirohet kërcënuesi i gazetarit të Klan Kosovës, kërkon falje dhe qan gjatë seancës