Krimet Ekonomike arrestojnë zyrtarin e komunës së Vitisë, i mundësoi dikujt identitet të rrejshëm

Krimet ekonomike kanë arrestuar gjatë ditës së djeshme një zyrtar të komunës së Vitisë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari, zyrtar i gjendjes civile, duke keqpërdor pozitën zyrtare i ka mundësuar një qytetari identitet të rrejshëm si shtetas i Republikës së Kosovës. Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për një shtetas të Serbisë, nga Presheva.

Pas dyshimeve të ngritura, Policia ka arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, i cili është intervistuar nga hetuesit policorë.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin për 48 orë.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim