Krimet Ekonomike aksion në Zveçan, bastiset një depo

Njësia e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës është duke kryer bastisje në një lokacion në hyrje të Komunës së Zveçanit.

Kontrollet po kryhen në një depo, ku dyshohet për veprimtari të kundërligjshme.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, i cili tha se aksioni po vazhdon.

“Nga ora 9:30 ka filluar kontrolli në një depo në hyrje të Zveçanit nga ana e djathtë. Bastisjen e bën Njësiti për Krime Ekonomike nga Prishtina dhe ne ndihmojmë. Nuk kemi më shumë detaje sepse aksioni është ende në vazhdim”, ka thënë Elshani.

Lexo edhe:  Vetaksident në Prishtinë – lëndohet shoferi vetura i bëhet ‘llom’