Krenohen me ta, por Qeveria ua ndalë meditjet policëve për trajnime jashtë vendit

Safet Hoxha, komandant i Stacionit Policor në Suharekë, në fillim të këtij viti, ka ndjekur një trajnim për inovacion dhe lidership të kushtueshëm rreth 100 mijë euro në Rochester Institute of Technology në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kjo mundësi ju dha atij me zero kosto financiare për të dhe shtetin e Kosovës.

Ftesa ishte bërë vitin e kaluar nga Akademia e Policisë së Dubait, që Kosova të jetë pjesë në mesin e 39 shteteve me 59 pjesëmarrës.

“Trajnimi ka zgjat fiks 4 muaj, vlera është shumë e madhe për mua ka qenë përvojë e mire edhe ngritje akademike dhe profesionale. P.sh atje jemi marrë shumë më çështjen e inteligjencës artificiale, qysh funksionon inteligjenca artificiale në qytete, qysh zbatohet ekskluzivisht në Polici, gjatë trajnimit kanë kontraktuar edhe kompani tjera private për një ligjëratë dy tri se atje në shtetet arabe janë duke ndërtuar disa qytete, që po i quajnë qytete të mençura. P.sh në Arabin Saudite është duke u ndërtuar një qytet The Line, diku 170 km gjatësi e i gjerë rreth 60 70 metra, pra smart city dhe tash projektuesit dhe kontraktuesit të atij ndërtimi kanë ardh te na me mbajt një ditë, sepse kanë kërku prej neve ide qysh me organizu siguri”, tregon Safet Hoxha.

Për ta ndjekur këtë trajnim, ai ju nënshtrua konkursit dhe përzgjedhja ishte bërë nga Akademia Policore e Dubait.

Ky trajnim i cili i zgjati katër muaj, përfshiu pjesën akademike, operacionale dhe fizike.

Në fund bashkë me kolegët, policë të tjera nga Evropa kanë finalizuar një punim shkencor, mbi shfrytëzimin e inteligjencës artificiale në rritjen e sigurisë në aeroporte, e i cili ka gjetur tashmë zbatim në Aeroportin e Dubait.

Lexo edhe:  “Kom me jau hjekë krytë thikë”: Burri në Skenderaj kërcënon gruan e tij 21 vite më të re

“Kemi marrë prej drejtimeve të ndryshme p.sh kemi lexu studimet COVIDIT, si janë dedektu njerëzit që janë të sëmur, ka dedektor që masin temperaturën trupore edhe në momentin që është mbi temperaturën normale të alarmon. Një prej tyre e kemi marrë na nëse vjen dikush i smut me ndalë, e nëse është sëmundje infektive me izolu, po këtë me kry makineria me kry kompjuterat, me kry kamerat, jo me kry njerëzit, njerëzit vetëm alarmohen prej sistemit. Pjesë e detektimit të sigurisë janë valigjet e braktisura, kamerat atje alarmojnë personelin për valigje të braktisur. E kemi pas një telashe me armë, kur i kemi fut në sistem, na doli telashe me policinë sepse i detektojke armët e policisë, atëherë me sistem i rregulluam me algoritma përmes studentëve që kanë qenë në studime në RIT që njerëzit që janë me uniformë mos me i alarmu, mos me alarmu për ata njerëz por për civil që kanë armë të ngjashme, këto kombinime i kemi bë me rreugllu sigurinë në aeroport, me i dedektu njerëzit”, ka shtuar ai.

Megjithatë, përgjatë katër muajve, përveç sfidës akademike si dhe asaj emocionale duke qëndruar larg familjes, Hoxha u përball dhe më një sfidë tjetër.

Një muaj pas qëndrimit në Dubai, që është në mesin e qyteteve më çmimet më të larta në botë, atij ju ndalë mëditja.

Mëditja është shuma që jepet nga shteti, me qëllim që zyrtari shtetëror të mbulojë shpenzimet e nevojshme përveç atyre që mbulohen në hotelin ku qëndron, apo në institucionin ku zhvillon trajnimin.

“Po kam qenë i njoftuar që ekziston një rregullore e tillë. Por ka qenë edhe një kontratë tjetër aty me Policinë e Dubai e cila thotë që shpenzimet e vogla apo të xhepit i mbulon shteti dërgues, nuk e kom pas idenë si janë çmimet në Dubai dhe kur shkova e pash që ajo nuk është e mjaftueshme dhe është problematike me përballu dikush atje një periudhë kaq të gjatë kohore financiarisht”, ka thënë Hoxha.

Lexo edhe:  Vuçiq: Tre policët pinë coca-cola e hanë torte, nuk u mungon asgjë

Andaj, dy muaj pas vijimit të trajnimit, Hoxha që në atë kohë ishte toger në Njësinë e Hetimeve Rajonale në Prizrenit, kishte shqyrtuar mundësinë e ndërprerjes dhe kthimit në Kosovë.

“Gazetarja: Dhe pas një muaji është vënë në diskutim ndërprerja e trajnimit nga ana juaj duke marrë parasysh situatën?
Hoxha: Realisht pas një muaji ju, pas dy muajve e kom shqyrtu si opsion edhe e kom shqyrtu si opsion edhe kom diskutu me eproret e mi që kjo rregullore është problematike dhe vështire me përballu dhe nuk mjafton me përballu katër muaj qëndrim atje, atje është 10 fish më shumë atje, do të kishte mujt me përballu atje nëse ti do të qëndroje si në burg, me nëjt 4 muaj atje e me nejt vetëm brenda mos me dalë asnjë minut jashtë. Po dole jashtë është kosto. Po edhe brenda kishte kosto, sepse ish vend i nxehtë, higjiena ishte problem, me i la teshat ishte problem u dashke me u bo me pare të tua edhe ajo kishte kosto, unë jam detyru 2 herë na javë, gjithçka funksionon atje online e thirr kompaninë vjen ti merr ti lanë i kthen pagesat i merr online. E pash që është goxha, edhe diskutova me ta me stafin tem noshta oshtë mirë me u kthy ose me gjetë një formë me me financu se me këtë shumë nuk po mundem me përballu”.

Por, zgjidhja nuk u gjend.

Policia e Kosovës kishte kërkuar një përgjigje nga zyra ligjore, për të shqyrtuar mundësinë e mbulimin të mëditjes në ndonjë formë tjetër.

Megjithatë, përgjigja ishte se nuk do të mund të mbulohej asnjë shpenzim, pasi çdo financim tjetër do të binte në kundërshtim me rregulloren e nxjerr nga kryeministri Qeveria që mbarë nënshkrimin e kryeministrit Kurti.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Kjo është gruaja që humbi jetën në aksidentin në magjistralen Ferizaj – Gjilan

“Mendimi është që “Asnjë marrëveshje nuk duhet të pranohet dhe nënshkruhet nëse është në kundërshtim me ligjet e aplikueshme dhe rregulloren QRK numër 06/2023 për kompensimin për udhëtimet zyrtare dhe shpenzimet e përfaqësimit, neni 6 paragrafi 6 i cili përcakton pavarësisht rregullimet të për fakutara me këtë rregullore shpenzimet e udhëtimit zyrtar nuk mbulon për një periudhe më të gjatë se një muaj”, ka thënë majori i Policisë së Kosovës, Avdi Berisha.