Horror nga Serbia: Një person e hedh veten në erë në stacion hekurudhor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në stacionin hekurudhor në Çaçak të Novi Sadit në Serbi, ku një person ka hedhur veten në erë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç raporton mediumi serb ‘Nova’, burri ishte ulur në një stol dhe më pas kishte aktivizuar mjetin shpërthyes që kishte me vete. Vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Përpos të ndjerit, nuk ka persona tjerë të lënduar.

Ndërkohë janë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, teksa kanë folur edhe dëshmitarët që ndodheshin aty në momentin tragjik.

Sipas tyre, shpërthimi i fortë ka bërë jehonë në të gjithë zonën.

“Kam dëgjuar një shpërthim në vendin e punës. Në zyrë. Bëri jehonë”, tha njëri nga dëshmitarët.

Për momentin, Policia s’është deklaruar ende.

 

Lexo edhe:  Burri kosovar raporton në Polici se dikush ia vuri flakën varrit të gruas së tij