Aksident mes autobusit dhe tri makinave në Malishevë, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Mleqan të Malishevës, në rrugën Prishtinë – Pejë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai është shprehur se në aksident kanë qenë të përfshirë një autobus dhe tri automjete udhëtarësh, si dhe kanë mbetur të lënduar pesë persona..

“Rreth orës 19:10 është raportuar aksident trafiku në fshatin Mleqan-Malishevë (rruga Prishtinë-Pejë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një autobus dhe tri automjete udhëtaresh. Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për pesë persona të lënduar”, është shprehur ai.

Lexo edhe:  Dokumenti për Vetingun i dorëzohet Konjufcës