Krenari: Ushtarët e Kosovës të gatshëm për çdo sfidë, FSK stërvit pjestarët në Brezovicë

Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për kërkim Shpëtim (QNTKSH),po realizon trajnimin për Kërkim Shpëtim Dimërorë.

Ky trajnim ka për objektivë të përgatisë kuadro ushtarake për Kërkim Shpëtim si dhe rritjen e kapaciteteve trajnuese dhe operacionale për të operuar në kushte ekstremi dimërore.

QNTKSH është duke realizuar ushtrimin teorik dhe praktik të kërkimit dhe shpëtimit në kushte dimërore, ku janë realizuar temat: evakuimi i të lënduarve me ski, evakuimi i të lënduarve nga orteku, mënyrat e kërkimit në ortek, trajnimi është realizuar në qendrën rekreative në Brezovicë, përcjell Jepi zë.

Forca e Sigurisë së Kosovës po ngrit dhe avancon kapacitetet e saj në mbështetjen ushtarake për autoritetet civile dhe për t`u dal në ndihmë që gjithë qytetarëve pa dallim si brenda dhe jashtë vendit.

Lexo edhe:  Avokati nga Drenica shkon në Hagë për të dëshmuar, flet për vrasjet politike