Kosovari në Zvicër kapet me kolegun e tij në “baushtellë”, tenton ta godas me vinç

Në verën e vitit 2020, një operator vinçi 53-vjeçar nga Lyss priti më kot udhëzimet nga kolegu i tij në tokë. Konflikti është përshkallëzuar pas punës kur 53-vjeçari ka ndjekur me makinë kolegun e tij të punës.

43-vjeçari shpëtoi veten nga përplasja e afërt vetëm duke u hedhur në trotuar. Operatori i vinçit më pas e sulmoi atë me një kaçavidë dhe viktima mundi t’i shmangej.

Tani operatori i vinçit u lejua të përgjigjet për veprimet e tij para Gjykatës Rajonale të Bielit, siç raportoi “Ajour”, raporton Portali Mërgata.

43-vjeçari pretendon se drejtuesi i vinçit ka shfaqur vazhdimisht sjellje agresive dhe madje ka kërcënuar me dhunë gruan e tij.

Mbrojtja mohoi akuzat dhe theksoi se mungonin provat për një kërcënim konkret për jetën. Një kalimtar i rastit i cili ka qenë i pranishëm në momentin e krimit ka mundur të dëshmojë në gjykatë kundër drejtuesit të vinçit dhe ka konfirmuar agresionin me makinën dhe kaçavidën.

Gjykata Rajonale e Biel-it e dënoi kosovarin 53-vjeçar me 18 muaj burg me kusht dhe 96 gjobë ditore prej 90 franga, përfshirë edhe rrezikimin e jetës dhe tentativën për lëndim të rëndë trupor. Ai u shpall i pafajshëm nga gjykata për sulmin e dyshuar me kaçavidë.

Edhe pse bëhej fjalë për rrezikim të jetës, gjykata vendosi kundër dëbimit nga vendi, pasi i akuzuari për më shumë se 20 vjet nuk kishte kryer asnjë krim në Zvicër. Aktgjykimi ende mund të ankimohet në shkallën tjetër.

Lexo edhe:  Ky është 74 vjeçari i arrestuar që dyshohet se e sulmoi seksualisht një të mitur në Prishtinë