Humbi në mes të Mekës sepse papritur u nda nga grupi, Pozhari nuk ndalet së qeshuri derisa tregon ngjarjen

Analisti Xhevdet Pozhari, ditë më parë ishte në Mekë për të kryer haxhin.

Ai në emisionin STUDIO A në ATV, ka treguar një ngjarje të pazakontë që i kishte ndodhur derisa po kryente haxhin në Qabe, ku kishte humbur kontaktin me grupin me të cilin kishte shkuar në atje.

“Ditën e parë humba unë. U ndava nga grupi. Ndodhi dhe e keqja ishte se nuk e kisha as kuletën me veti e asgjë se ishim në grup. Kur ë bëmë ‘tavafin’ e parë, dolëm prej Mekës, unë u shkëputa prej grupit sepse ishte tollovi e madhe dhe kado që dilja m’u dukej njëjtë sepse edhe vendet ne Qabe janë të njëjta. Deri sa ne më pas mësuam se cilat janë dallimet, por s’kisha as kartë identiteti e as asgjë, por shqiptari po gjindke edhe në aso situata”, rrëfeu Pozhari. /atvlive.tv

Lexo edhe:  Abdixhiku pritet nga Escobar në SHBA: I shqetësuar që Qeveria i degradoi raportet me Amerikën