Kosovari lë futbollin dhe Policinë, niset për Gjermani

Albian Dobrunaj është nga Deçani. Albiani është polic i Kosovës dhe kujdeset për rendin dhe ligjin në vendlindjen e tij. Albioni është edhe sportist i dalluar. Ai merret me futboll dhe është lojtar aktiv i K.F. “Besa” nga Irzniqi.
Por Albiani ka lënë pas edhe futbollin dhe uniformen e Policisë për të migruar në Gjermani për një jetë më të mirë. Paga jo e dinjiteshme në Policinë e Kosovës dhe vështirësitë ekonomike e kanë shtyrë të riun deçanas të migroj.
Kështë është bërë e ditur nga faqja e klubit futbollistik “Besa”.
Kryesia dhe stafi e lojtarët e klubit i kanë uruar shëndet e suksese Albianit.
“Kryesia, stafi dhe lojtarët e klubit futbollistik “Besa” nga Irzniqi e falenderojmë Albianin për kontributin e tij sa ishte lojtar i yni, poashtu Albianit i dëshirojmë shëndet dhe suksese atje!”, është shkruar në mesazhin e klubit nga Irzniqi.
Lexo edhe:  Punëtorët e sektorit privat protestojnë sot në Prishtinë