Kosovari kapet duke kontrabanduar mallra ilegale në Maqedoninë e Veriut

39 vjeçari nga Kosova është kapur duke kontrabanduar me mallra në Maqedoninë e Veriut.

Rastin e ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.

“Me datë 04.03.2024 në ora 23:40 në fshatin Straçin të Kratovës, pas informimit të mëparshëm se është duke bërë kontrabandë dhe në vijim të masave të marra, zyrtarë policorë e kanë ndaluar R.Sh (39) nga Kosova”.

Gjatë kontrollit në veturën “Volkswagen Passat” me targa të Kosovës, të cilën ai e drejtonte, është gjetur dhe sekuestruar një sasi e madhe mallrash të ndryshëm të akcizës, për të cilat nuk ka pasur asnjë dokumentacion dhe as nuk ka paguar detyrime doganore.

Malli dhe vetura janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së

Lexo edhe:  Detaje tronditëse për vdekjen e kadetit të policisë, aktakuza: Babë e bir ikën nga vendi i ngjarjes, viktima thirri “oj nonë”