Kosovarët sërish aksidentohen në ‘Rrugën e Kombit’, lëndohet rëndë një grua e moshuar

Një parakalim i gabuar për pak sa nuk ka rezultuar fatal pasditen e sotme në Lezhë.

Në vendin e quajtur “Fushë-Milot”, automjeti tip Volkswagen” që drejtohej nga shoferi nga Kosova A.Sh, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues Gj.M.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar e moshuara 70 vjeçare L.D e cila aktualisht po merr ndihmën mjekësore në spital ndërsa tre pasagjerët e tjerë që ndodheshin në automjet pas kontrollit mjekësor u liruan nga spitali.

Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë parakalimi i gabuar nga ana e shoferit nga Kosova, A.Sh i cili është shoqëruar në rajonin e policisë për veprime të mëtejshme.

 

Lexo edhe:  Familja hap të pame për 19 vjeçarin që vdiq duke luajtur futboll