Teologu shqiptar: Për varrim pritet 24 orë sepse ka raste që janë ringjallur

Teologu Miron Çaku ka zbuluar në emisionin “Goodmorning Albanians” në Euronews arsyet se pse trupi i një personi të vdekur mbahet sipas traditës 24-orë përpara se të varroset.

Çako tha se në mungesë të ekzaminimeve në të kaluarën kjo bëhej për tu siguruar se personi kishte vdekur vërtet dhe nuk kishte pësuar një vdekje klinike.

Ai tha se ka pasur raste kur i vdekuri ishte rikthyer në jetë gjatë kohës që mbahej përpara se t’i bëhej varrimi.

“Ne mbajmë kufomën 24-orë për arsye sepse ka raste që janë ringjallur dhe ata që kanë vdekur. Ka pasur vdekje klinike ose ajo që nuk dallohet. Më përpara nuk ka pasur as mjekë, as ekzaminime dhe e kanë mbajtur 24-orë që të dinë që ky person ka ndërruar jetë. Është çështje teknike, se të mbash një kufomë për më shumë se 24-orë do dhe frigorifer. Tani kjo dhe në Shqipëri është futur dhe pjesa frigoriferike. Një gjë tjetër e mirë është që trupat kanë filluar nuk mbahen më në shtëpi, por në qendra ku nderohen trupat e tyre. Më përpara mbaheshin në shtëpi, se nuk kishin mundësira. Ka shumë arsye pse nuk duhet të mbahet në shtëpi kufoma, pasi mund të dekomozohet dhe të shkaktojë infeksione, por mund të shkaktojë edhe fobira te fëmijët”, tha Çako.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në mes të tri veturave dhe një autobusi në Prishtinë