Kosovarët me kredi në deti

Oferta e dhënies së kredive për pushimet verore ka filluar nga një numër i madh i bankave në vend.

Të njëjtat po paraqesin oferta të ndryshme për të ‘joshur’ qytetarët t’i marrin ato.

E këto të fundit (qytetarët) shprehen për “Gazeta Blic” se nuk mund t’i përballojnë pushimet pa i’u drejtuar bankave për të holla.

“Tani me ma dhanë kredinë, tani shkoj, po spo japin pensionistëve. Ofertë e mirë është, unë kisha marrë me shku në pushime por s’po mi japin” deklaroi një qytetar .

E një tjetër qytetarë po thotë se mendon me marr kredi për pushime por s’i japin bankat.

“Kredi mendoj me marr por s’më japin” shprehet një tjetër qytetarë për “Gazeta Blic”

Madje disa prej që vijnë edhe nga jashtë po thonë se edhe atje iu drejtohen institucioneve financiare për të mbuluar shpenzimet e pushimeve.

“Tek ne në Londër marrin një lloj ‘lloni” për me mujt me lehtësu veten me të holla për me ardhë në pushim” tha një tjetër qytetare.

Lexo edhe:  Therje me thika-plagosen babë e bir në Vlorë, djali në gjendje të rëndë