Kosova pranon dërgesën e re të sistemeve raketore antitank OMTAS nga Turqia

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar sot se Kosova ka pranuar dërgesën e radhës të sistemeve raketore antitank OMTAS.

Ky furnizim vjen si rezultat i kontratës së nënshkruar në dhjetor të vitit 2023 me prodhuesin shtetëror turk të armatimit, “Roketsan”.

Përmes një njoftimi zyrtar, Maqedonci bëri të ditur se këto sisteme moderne janë zhvilluar për të neutralizuar mjete të blinduara, përfshirë tanket me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake.

Lexo edhe:  Burri e kërcënoi se do ta mbys dhe e dëboi nga shtëpia, Policia e gjen në rrugë me tre fëmijë gruan në Pejë