Kosova e mrekullueshme e mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Izraelit

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Izraelit dhe Kosovësn, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kombëtarja e Kosovës është në avantazh 0:1 ndaj Izraelit pas 45 minutave të para në stadiumin “Bloomfield” në Tel Aviv.

Autogoli i mbrojtësit izraelit, Dasa në minutën e 36-të i dërgoi “Dardanët” në pushim me avantazh.

Goditjen e Milot Rashicës nga afërsia e devijoi Dasa për ta dërguar në portën e ekipit të tij.

Izraeli kishte iniciativën thuajse gjatë tërë pjesës së parë, duke tentuar disa herë portën e Kosovës.

Kosova dhe Izraeli janë në Grupin I, së bashku me Zvicrën, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

 

Lexo edhe:  Jakaj për boksierin serb që e rrahu: I tregova se kush jemi duke e kthyer në Beograd me sy të ënjtur