Konspiracionisti kosovar: Një luftë e ashpër Kosovë – Serbi do të ndodhë në nëntor dhe dhjetor

Aranit Sllamniku, një studiues i teorive konspirative dha një parashikim të frikshëm mbi atë se çfarë po ndodh në veriun e Kosovës.

“Një luftë më e ashpër mes Kosovës dhe Serbisë pritet të ndodhë shumë shpejt, dhe kjo do të ndodhë mes muajit nëntor dhe dhjetor” deklaroi ai.

Po ashtu, ai vlerësoi se trupat e Policisë së Kosovës me zbardhjen në kohë rekord të sulmit terrorist të serbëve në Banjskë, duke thënë se:

“Policia e Kosovës sot për sot është policia më e përgatitur në të gjitha vendet e Ballkanit. Dhe kjo u dëshmua me efektshmërinë dhe profesionalizmin që tregoi në 24 shtator. Po ashtu dëshmi e kësaj është dhe pajisja e saj me mjetet më të sofistikuara, përfshi këtu dhe dronët luftarakë “Bajraktar””, u shpreh Aranit Sllamniku.

Lexo edhe:  Kërkohej me urdhër arrest, i dënuari për mashtrim kapet nga Policia dhe dërgohet në burg