Konjufca: Sjellja e sotme do të gjykohet nga qytetarët, nuk dua të përsëritet më në Kuvend

Glauk Konjufca, kryetari i Kuvendit, ka reaguar pas përleshjes së sotme në Kuvend.

Ai ka thënë se “së paku deri në ditën e sotme e kemi pas një imunitet të mirë që është vlerësuar nga bota demokratike”.

“Kemi pas probleme, por jo në kuptimin fizik drejt fytyrës, drejt trupvae, drejt kokës”.

“Kjo është një sjellje që do të gjykohet nga qytetarët e Republikës. Nuk dua të përsëritet më në Kuvend”, tha ai në vazhdimin e seancës, e cila u ndërpre pas asaj që ndodhi në sallë.

Lexo edhe:  Në Malishevë, pacientit ia nxjerrin telefoni nga stomaku