Komandanti i KFOR-it lajmërohet nga Leposaviqi: Jemi gati për çdo situatë

Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash, sot ka vizituar komunën e Leposaviqit ku është takuar me komandantin e bazës “Nothing Hill” dhe me personelin që patrullonte përgjatë vijës kufitare Kosovë-Serbi.

Ulutash vizitoi edhe kishën ortodokse Shën Vasilije Ostroski ku u prit nga At Milutin Popadiq.

Gjatë këtij takimi, komandanti tha se KFOR-i është i fokusuar në zbatimin e paanshëm të mandatit të tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes.

Tutje, Ulutash tha se FOR-i është i gatshëm të trajtojë çdo situatë që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë.

“KFOR-i është i gatshëm të trajtojë çdo situatë që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë dhe vazhdon të ofrojë kornizën e nevojshme të sigurisë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të ecë përpara”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Përfaqësuesit e Lëvizjes për braktisjen e Islamit: 5-6 mijë myslimanë më pak, ka mobilizim në të gjithë vendin