Kolona të gjata për të dalë nga Kosova, te Dheu i Bardhë pritjet deri në një orë

Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të premte kanë filluar kolonat.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se pritjet më të mëdha këtë mëngjes janë tek Dheu i Bardhë deri në një orë, ndërsa pritjet në hyrje janë deri në pesë minuta.

Ndërsa, pritjet në dalje në Merdarë janë deri në 20 minuta, e në Muçibabë deri në 10 minuta.

Hyrjet daljet në pikat tjera janë deri në pesë minuta pritje.

Lexo edhe:  La Holandën për të investuar në Kosovë, ky është bujku që kultivon boronica në Pejë