Klientja e kërcënon punëtoren e Hotel Palace në Mitrovicë – “Ki mu ba arkivol prej meje”

Incidente të ndryshme shpesh ndodhin edhe në hapësirat e moteleve dhe hoteleve në vend, ku klientët kapen qoftë me punëtorët apo edhe me pronarët. Mosmarrëveshjet mes tyre jo rrallëherë shkaktohen si pasojë e shkeljes së rregullave. 

Kështu ka ndodhur në hotelin ‘Palace’ në Shupkovc të Mitrovicës, ku një 23-vjeçare është kapur me punëtoren, pasi kjo e fundit kishte kërkuar nga ajo edhe personit me të cilin kishte qëndruar në hotel ta paguajnë një shumë të të hollave për shkak se kanë shkelur një rregull të hotelit (duke përdorur një substancë të dyshuar në dhomë).

Kërkesa e saj siç duket e ka mllefosur të dyshuarën, e cila pa një pa dy i është kthyer asaj duke i thënë se “Ki mu ba arkivol prej meje”, thonë burimet nga Prokuroria, raporton Sinjali. Përballë kësaj situate ajo e ka denoncuar të dyshuarën në Polici, me ç’rast njësitet policore e kanë shoqëruar më stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve ndaj të dyshuarës në drejtim të veprës penale “Kanosje” dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

Lexo edhe:  NZZ: Kosova e Serbia, diskutime sekrete në Zvicër