Klienti e mbush veturën me naftë në një pompë derivatesh dhe paguan me 500she false, i merr 450 euro kusur origjinal

Rastet kur po kryhen shërbime në biznese të ndryshme me para të falsifikuara janë rritur. Qindra e mijëra euro para që dyshohet të jenë të falsifikuara po vazhdojnë të vihen përditë në qarkullim, në tregun e Kosovës.

Kështu ka ndodhur së fundmi edhe në kompaninë e derivateve “Ada Gas” në Gjilan, ku një klient e ka mbushur veturën me naftë dhe ka bërë pagesën me një kartëmonedhë prej 500 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Sinjali mëson se i dyshuari e ka kryer pagesën me 500shen false, ndërsa kusurin rreth 450 euro e ka marrë me kartëmonedha origjinale.

Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës dhe janë marrë veprimet hetimore që ndihmojnë në kapjen e të dyshuarit, teksa kartëmonedha është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Falsifikim i parasë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve

Lexo edhe:  Konfiskohen mbi 30 kg marihuanë në Malishevë, arrestohet dilleri i drogës