Klan Kosova dënon ashpër pengimin e ekipit të televizionit gjatë raportimit nga Strellci

Klan Kosova me shqetësim të thellë dënon veprimet e papranueshme të një personi në Strellc të Epërm të Deçanit, i cili në mënyrë të vrazhdë e ka penguar gazetaren, Gremisa Latifi, gjatë raportimit të saj lidhur me një tentim-vrasje në këtë vend.

Tentimet e tilla për ta ndalur fjalën e lirë, duke frikësuar e penguar gazetarët ta kryejnë detyrën e tyre, nuk i përkasin demokracisë dhe si të tilla e ngufatin raportimin dhe informimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Klan Kosova fton të gjitha instancat përkatëse që të angazhohen për t’i siguruar të gjithë punëtorëve të mediave, që ta ushtrojnë të lirë profesionin e tyre.

Lexo edhe:  Ushtarët kroatë i bashkohen misionit të KFOR-it në Kosovë