Kjo pompë e derivateve në Kosovë po e shet naftën për vetëm 1.09 euro

Çmimi i naftës mbrëmë është ulur shumë në disa pompa të derivateve në Kosovës.

Ada Gas në qytetin e Gjilan mbrëmë ka publikuar çmimin për litër të naftës vetën 1.09 euro

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka deklaruar se çmimet e tanishme të naftës janë të njëjta me ato që kanë qenë para pesë vitesh.

Berjani bëri të ditur ka rënie të çmimit të derivateve për 80 centë.

“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Trendi është drejt normalitetit. Çmimi real i derivateve për kushtet dhe standardin e qytetarëve tanë do të ishte që dizelli të jetë 1 euro deri në 1.15 centë e poashtu edhe benzina. Këto çmime i kemi pasur edhe para pesë viteve. Kemi rënie të derivateve për 80 centë”, ka thënë Berjani për Express.

Sipas tij, tash edhe marketet duhet t’i ulin çmimet.

“Nafta është liruar, tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet dhe të gjithë duhet të reflektojnë në shportën e qytetarit të jetë ma e lirë”, ka thënë ai.

Krahasuar me vendet e tjera, Berjani thotë se vetëm Maqedonia e Veriut i ka çmimet më lirë se në Kosovë.

Lexo edhe:  Qentë endacakë sulmojnë një 5-vjeçar, fëmija dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK